Policia e Kosovës: Situata është e tensionuar, po qarkullojnë grupe kriminale

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë lidhur me gjendjen në tri komunat në veri të Kosovës ku po protestohet. Policia bën të ditur se situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa ka kërkuar që të rruhet qetësia.

Po ashtu, Policia bën të ditur se janë arrestuar pesë persona.

Komunikata e plotë:

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës (PK). Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, të cilat po vazhdojnë pranë tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan.

Në Zveqan protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur gjësende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *