Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë ka thënë që Policia e Shtetit po drejtohet kryesisht nga persona të cilët kanë anshmëri politike.
Me këtë mënyrë ai iu referua ish-drejtorëve, për të cilët tha se pas përfundimit të mandatit, ose shkarkimit, janë emëruar në krye të pozicioneve të tjera të rëndësishme. Ai theksoi se OFL u krijua si një strukturë për të identifikuar personat që nuk iu bindnin PS dhe për t’i përdorur atë për fushatë. Ai u theksoi më tej, se Policia e Shtetit duhet të ketë në përbërje të saj profesionistë, në mënyrë që krimet në të ardhmen të reduktohen.
Fjala e Salianjit:
“Shumë drejtues të policisë së shtetit janë ende rrugëve për shkak të një vendimmarrje të ish-ministrit. U hodhën në rrugë pa u kujdesur askush për ta. Të tre ish-drejtuesit i ke në pozicione politike, më i fundit, ai që nuk dinte të shkruante shqip në një letër të thjeshtë. Ai është akuzuar si i përfshirë në fushatë të PS, është emëruar zv. ministër. Sapo një ish drejtues duhet të jetë jo politik, profesional, faktohen akuzat që ne kemi bërë, emërohet zv. ministër. Plagët e shkaktuara policisë së shtetit janë politike. Për herë të parë kemi drejtues të lartë të policisë të akuzuar. Ish-drejtori i Vlorës është i akuzuar. Ish-ministri tjetër shkoi i turpëruar për shkak të këtyre dinamikave. Ndaj ka dyshime publike që OFL është përdorur për qëllime politike nga ish-drejtori i përgjithshëm i saj, për të ekspozuar persona të caktuar që nuk i bindeshin PS, me premtimin që do iu hiqte damka e OFL. Ndaj pas 25 prillit u pre me thikë. Ndërkohë ndaj ishte edhe e qëllimte që nuk çoheshin të gjithë emrat për t’u hetuar më pas, nga SPAK-u dhe prokuroritë.
Ka edhe ish-deputetë të PS, që nuk janë përmendur. Ndaj është selektive dhe e pa besueshme Policia e Shtetit. Nëse ka një rënie të vlerës absolute të vrasjeve, ka një rritje të vrasjeve mafioze. Policia duhet i përgjigjur këtyre akteve me profesionistë. Ata që shqetësojnë qytetarët, janë vjedhjet edhe krimet e përditshme, nuk po gjejnë zgjidhje. Dilte me armë në Lezhë ai para tre ditësh, për të treguar që ne po mbrohemi. Kjo ndodh në çdo zonë. Ky është problemi kryesor që ne themi. A ka profesionalizëm policia e shtetit për t’u përballur me këto krime për shkak të shumave të parave që policia qarkullon? Që të kemi mundësi si shtet e të përballemi me këtë gjendje të rënduar, e këtu më pas edhe dyshimet i lindin gjithsecilit. Kështu thuhej edhe kur kanabisi gjendje lehtësisht në rrugë, ndërkohë që raportet e paraqitura nga kryeministri dhe ish-ministri, thuhej që 98% e territorit është e pastër. Edhe këtu ka hile, sepse siç ndodhi më pas ajo që kontrollohej jepej po nga Policia e Shtetit”, tha Salianji.
/Priza.al/