Gazetari Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës, është shtrirë përtokë nga skuadra operacionale e Antidrogës , pasi po filmonte një operacion të policisë LIVE. Por kjo ka nxitur sulmin e efektivëve ndaj tij, pasi operacionalja dështoi nw misionin e saj, për të kapur trafikantin, i cili i dha gaz makinës dhe iku pa ju bindur urdhrit të tyre. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘varrit të Bamit’ në Tiranë
Sot, gazetari i ‘News24’, është thirrur në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar një ditë pasi policia e shtriu në tokë forcërisht. Pas daljes nga Prokuroria gazetari Gjencaj tha se ka dhënë dëshminë e tij dhe bëri apel që institucionet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen.
“U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time dhash dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhash edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi.”- tha Gjençaj.
Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe nga SHÇBA.
/Burimi: Ballkanweb/