Policia e Tiranës: Dy të rinj arrestohen për dhunë në familje; një shtetas humb jetën në shesh si pasojë…

Polica e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme, se ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Madje, njëri prej tyre, një 27-vjeçar përveç gruas ka dhunuar edhe vjehrrin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij”, njofton policia.

Blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije gjithashtu se një shtetas me inicialet G.O., ka pësuar arrest kardiak në sheshin “Skëndërbej” dhe fatkeqësisht, si pasojë e tij ka humbur jetën në spital.

Njoftimi vijon: “më datë 02.01.2023, rreth orës 00:05, në sheshin “Skënderbej”, nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital shtetasi G. O., 58 vjeç, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *