Një 15-vjeçar prej dy ditësh është larguar nga banesa e tij në Vlorë për t’u mos u kthyer më
Nëna e të mitur ka bërë denoncimin në polici me këta të fundit që kanë nisur kërkimin, por deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. /Priza.al