Kontrolli i befasishëm i policisë vuri në pranga modelen e njohur greke Afroditi Barba, mbi të cilën tashmë rëndon akuza për trafik kokaine.
Në Range Roverin e saj u gjetën 35 gramë kokainë nën sediljen e shoferit. Ajo u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë në Glyfada të Greqisë, ndërsa automjeti i saj u konfiskua.
Sipas burimeve, substanca e paligjshme ishte e ndarë në 35 pako najloni, duke bërë që policia të besojë se pretendimi i saj për përdorim personal ishte i pajustifikuar.
Modelja, pohoi para policisë se nuk dinte gjë për kokainën dhe se nuk e justifikont dot se si u gjet substanca në makinën e saj. Megjithatë, ajo nuk ishte bindëse dhe kështu u ngrit një çështje kundër saj për trafikim.
E dyshuara pritet të dalë nesër para prokurorit për të paraqitur mbrojtjen e saj.
/Priza.al/