Policia gjermane ka sekuestruar 1 kg kokainë dhe ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar.
Zbulimi erdhi pas një kontrolli nga policia në autostradën e Këlnit. Rreth orës 22:30, hetuesit civilë vunë re një Opel Meriva duke udhëtuar në A44 në drejtim të Mönchengladbach (NRW). Gjatë kontrollit të targës rezultoi se pronari nuk kishte patentë shoferi.
Në parkingun në Ruraue, policia ka kryer një test droge ndaj shoferit 35-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka rezultuar pozitiv për kokainë dhe amfetaminë. Gjatë kontrollit më pas të automjetit, efektivët gjetën një pako me drogë të fshehur poshtë tapetit të makinës në bagazhin ngjitur me gropën e timonit rezervë.
Policia sekuestroi 1 kilogram kokainë! Përveç kësaj, hetuesit gjetën 3000 euro, dy thika të palosshme dhe disa telefona celularë. Makina është konfiskuar.