Një tjetër shtëpi bari është zbuluar në zonën e Malësisë së Madhe.
Policia e Shkodrës bërë me dije se në një aksion blic ka zbuluar këtë fole të kultivimit dhe rritjes së lëndës Canabis Sativa. Sipas burimeve gjatë aksionit janë kapur në flagrancë dy shtetas.
Kultivimi i kanabisit me llamba në mjedise të mbyllura duket se po kthehet në një fenomen, shqetësues për vendin tonë.
Vetëm në harkun kohor të një muaji policia ka zbuluar pesë ambiente që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se ato që njihen si “shtëpitë e barit ” janë thuajse identike me laboratorët në Britaninë e madhe dhe Spanjën ku grupet shqiptare janë kthyer në problem për autoritetet. Madje shqetësimin për këtë fenomen e ka ngritur edhe shërbimi inteligjent shqiptar pak kohë më parë.
Por si arritën shqiptarët që të implementonin këtë formë rritje:
Në të gjitha rastet mjediset e përshtatura për kultivim ishin pajisur me pajisje speciale nga llambat, aspiratorët e fuqishëm dhe sistemin e ujitjes së bimëve narkotike. Sakaq disa persona janë arrestuar mes tyre edhe punonjës së operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike pasi nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrolluar linjën dhe matësin e energjisë elektrike.
Por çfarë masash merr qeveria përballë këtij fenomeni:
Nëse, autoritetet do të ishin realisht të shqetësuar në lidhje me vijueshmërinë e krizës në vend, atëherë në Shqipëri nuk do të lulëzonin shtëpi bari të cilat kultivohen me pajisje elektrike, duke vjedhur energji.
Në shumicat e rasteve rezulton që këto banesa e vjedhin energjinë, dhe OSHE, “nuk arrin t’i evidentojë” të gjithë dhe në një kohë të shpejtë.
Por qeveria dukshëm nuk është aspak e shqetësuar për energjinë e harxhuar dhe si masë parandaluese ka zgjedhur tu fikë “poçet” qytetarëve.
Pra më e lehtë është të vendosësh masa mbi popullin duke e lënë në errësirë, nga ana tjetër shtëpitë e barit lulëzojnë.
Gjatë këtij muaji Policia e Shtetit ka goditur pesë shtëpi bari, aksionet janë mbajtur nga Malësia e Madhe deri në Vlorë./Priza.al