Policia e Elbasanit i ka sekuestruar pasuritë 46-vjeçarit Albert Topuzi në Elbasan, pasi akuzohet për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Priza.al ka siguruar foton e Topuzit të cilit i është sekuestruar pasuri me vlerë 3.5 milionë euro ku përfshihen një vilë tre katërshe, një vilë 2 katërshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMË’ apo ‘Audi’.
Topuzi akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.
Disa prej pasurive i kishte kaluar në emër të vëllezërve të identifikuar si Bashkim dhe Gentian Topuzi.