Policia i sekuestron vepra arti, armë, makineta për lojëra fati dhe uniforma policie, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Ditën e sotme është vënë në pranga 37-vjeçari Denis Kapedani pasi policia e Durrësit i ka gjetur në banesë vepra arti me vlera historike, uniforma policie e makineta të lojërave të fatit, kanabis, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Aksioni për arrestimin e 37-vjeçarit është bërë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’.

Denis Kapedani  akuzohet për ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, ‘Vjedhja e veprave të artit e kulturës’, ‘Organizmi i lotarive të palejuara’, ‘Mbajtja pa të drejtë e uniformës’. Rezulton që ky shtetas të ketë qenë i dënuar më parë për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’.

foto galeri

foto galeri

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *