Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit A. H., 32 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në afërsi të këtij fshati ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan”, pa targa.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin L. K., 44 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në fshatin Grunjas, Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz”, 10 m³ lëndë drusore, pa leje.
—
Më datë 04.06.2022, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën e shtetases N. P., 61 vjeçe, janë vjedhur një sasi lekësh. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.