Në dy muajt e para të qershorit policia ka ndëshkuar drejtues mjetesh që i kanë dhënë automjeteve në gjendje të dehur. 27 shoferë u arrestuan pasi rezultuan me nivel alkooli mbi 0.50 mg/l. Po ashtu u pezulluan 83 leje drejtimi.
Sipas Policisë, nivelet e larta të alkoolit po kërcënojnë çdo diitë e më shumë drejtuesit e mjeteve pasi është rrezik potencial për aksident rrugor.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
Nivelet e larta të alkoolit “flasin akoma më shumë” se këshillat e ??♀, për rrezikun që u kanoset çdo ditë përdoruesve të rrugës nga drejtuesit që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit.
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, duke vlerësuar se drejtimi i automjetit në gjendje të dehur është një rrezik potencial për aksidente rrugore, deri në pasoja fatale, kanë riorganizuar kontrolle të alternuara në orare dhe mjete të ndryshme, përfshirë edhe mjetet e shërbimit të transportit publik, pasi drejtuesit , me papërgjegjshmëri përtej të zakonshmes, kanë guxuar të drejtojnë në gjendje të dehur mjete transporti publik, edhe me 50 pasagjerë, në destinacione turistike.
Kjo situatë, por edhe konstatimet e tjera të kësaj natyre, nuk mundet të jenë vetëm shqetësim dhe objekt i Policisë, por vetë drejtuesit e mjeteve duhet të reflektojnë për rrezikun që i kanosin vetes dhe të tjerëve duke drejtuar mjetin në këtë gjendje. Subjektet e transportit gjithashtu duhet të forcojnë kontrollet për disiplinën e drejtuesve të shërbimit publik gjatë kohës që shërbejnë në këto mjete dhe sigurisht, qytetarët, si aleatët më të rëndësishëm të Policisë, duhet të refuzojnë të udhëtojnë me ta apo më keq të transportohen nga drejtues mjetesh të shërbimit publik që manifestojnë sjellje të përdorimit të alkoolit apo lëndëve të tjera droguese e psikotrope dhe të njoftojnë menjëherë organet e Policisë në numrin e emergjencave 112.
Vetëm përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, nga rrugorët e kryeqytetit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 27 persona, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l si, si dhe janë pezulluar 83 leje drejtimi po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
#MosDrejtoMjetinNenEfektin?
#DrejtimiIMjetitNenEfektin?SjellePasoje?
#ThuajStopAlkoolitNeTimonKurseJete?
/Priza.al/