Policia mësyn në biznesin e Agron Shehajt, Berisha: Akt hakmarrës dhe primitiv i Edi Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të policisë gjatë ditës së sotme në biznesin e deputetit Agron Shehaj në Tiranë.

Berisha e cilëson këtë një akt primitiv të Edi Ramës ndaj anëtarit të kryesisë së PD, pasi ky i fundit kërkoi dorëheqjen e kryeministrit për shkak të përfshirjes në skandalin McGonigal.

Ai thekson se PD dënon me ashpërsinë më të madhe këto kontrolle anti ligjore të urdhëruara nga Edi Rama dhe e garanton atë se shumë shpejt do të përgjigjet para ligjit.

Deklarata e Sali Berishës:

Akt hakmarres primitiv i Edi Rames ndaj antarit te kryesise se PD deputetit Agron Shehaj.

Të dashur miq, Edi Rama dhe ministri i familjes Çuçi, dy ditët e fundit kanë vërsulur policinë, narko-banditë me uniformë, në kontrolle pa asnjë mandat dhe asnjë motiv ligjor. Pra të poligjeshme në bizneset e tij, duke larguar nga mjediset e punës punonjësit dhe ushtruar terror psikologjik ndaj tyre.
Këto kontrolle janë kryekëput politike dhe vijnë si hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj deputetit të PD, Agron Shehaj vetëm e vetëm se ky i fundit i kërkoi haptas, pas “Rama-McGonigal Gate” në studion televizive dhe në Parlament, dorheqjen e tij të menjëhershme.

Partia Demokratiie dënon me ashpersinë më të madhe këto kontrolle anti-ligjore, banditeske, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama, ministri i familjes së tij Çuçi, narko-bandit më uniformë, dhe garanton Edi Ramën se është e shpejtë dita kur do përgjigjet para ligjit, për aktet e tij të hakmarrjes së shfrenuar ndaj kundërshtarëve politik.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *