Policia ka zbarkuar në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë.
Ditën e djeshme, rreth orës 11:00 policia ka kryer kontrolle në zyrën e PS në Kavajë pasi kishte informacione dhe indicie se aty ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
Kontrollet, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia janë bërë pasi dyshohej se në zyrën e PS mund të kishte pajisje të lojërave të fatit, sipas BW.
Nga kontrolli i kryer i cili ka zgjatur rreth 30 minuta, Policia nuk ka gjetur pajisje të paligjshme të lojërave të fatit dhe pasi ka kryer kontrollin është larguar. Kur është bërë kontrolli nga policia në zyrën e PS ka qenë kryetari dhe disa anëtarë të strukturave.