Dy persona kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Tiranë këtë të enjte.
Sipas policisë mësohet se një 40 vjeçar ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vëllait të tij.
Gjithashtu një 61 vjeçar ka denoncuar humbjen e bashkëshortes së tij.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasi R. D., 40 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi H. D., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi B. M., 61 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja P. M., 38 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.