Policia njoftoi dje se nuk ka dhënë leje për protestën paqësore të paralajmëruar nga Partia Demokratike më 6 dhjetor.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka theksoi se protesta është një e drejtë e fituar në Dhjetor të 90-ës dhe askush nuk e ndal dot të drejtën për të protestuar.
Surpriza të mëdha ju presin! “Yjet janë pozitivë në punë”, parashikimi i Horoskopit për ditën e sotme
“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në Dhjetor të ’90. Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë, kaq është detyrimi ligjor”, tha Noka.
Kryetari i PD Sali Berisha ka njoftuar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjestin social “Facebook” duke nisur nga ora 12:00.
Burimi: Klan News