Në një konferencë për mediat Policia e Shtetit njoftoi masat lidhur me sezonin turistik, ndërsa ka bërë edhe bilancin e operacioneve të deritashnishme, kundër trafikimit të lëndëve narkotike .
Në këtë deklaratë u bë me dije se në fokus mbetet parandalimi i kriminalitetit , si edhe garantimin e sigurisë si edhe masa për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve.
“Është ngritur policia detare për menaxhimin e hapësirës detare, nëpërmjet një flote prej 35 mjete lundruese me punonjës të certifikuar”, thuhet në deklaratë.