Policia reagon në lidhje me gruan që u gjet e pajetë në Shkodër, bëhet i ditur identiteti i saj (Detajet)

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në Shkodër ku shtetasja Leze.Qosja (K) 37-vjeçe lindur në Tropojë dhe banuese në Dobraç, Shkodër u gjend e pajetë në afërsi të një kanali.

Mësohet se kallëzimin në Komisariatin e Policisë Shkodër e ka bërë motra e saj me datë 18.05.2022 ku thotë se shtetasja Leze.Qosja (K) ishte larguar nga banesa pasi jetonte në Dobrac në banesën e motrës së saj.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte larguar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *