Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javorë të punës ku raportohet 24 drejtues të arrestuar për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.
U ndaluan 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, duke e çuar kështu në 113 numrin e rasteve .
700 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 336 të tjerë për mosvendosje të rripit të sigurimit.
U ndëshkuan plot 2576 drejtues mjetesh për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar .
217 leje drejtimi u pezulluan për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
U hoqen 5 palë targa të çregjistruara .
Policia Rrugore e Tiranës
Gjatë javës që lamë pas u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 24 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar kështu në 113 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.
Janë ndëshkuar me masë administrative 700 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
336 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2576 drejtues mjetesh.
Janë pezulluar 217 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë vendosur 282 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 392 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.