Policia Rrugore kontrollon motorët e “shpërndarësve” në Tiranë: U proceduan 325 drejtues motomjetesh

Policia Rrugore krahas kontrollet për shkelje të drejtuesve të automjeteve, ka filluar të kontrollojë për shkeljet që kryejnë edhe drejtuesit e motorëve në Tiranë. Sipas bluve, janë zhvilluar kontrolle ndaj motorëve që ofrojnë shërbime shpërndarjeje, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Nga kontrollet janë proceduar 325 drejtues motomjetesh për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Duke marrë shkas nga ankesat e qytetarëve, për shkeljet që kryejnë drejtuesit e motomjeteve, kryesisht ata që ofrojnë shërbime shpërndarjeje, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, nga strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është miratuar një plan masash i dedikuar, prej disa ditësh, vetëm për kontrollin e motomjeteve.

Përveç dokumenteve të nevojshme dhe sjelljes së drejtuesve të motomjeteve, në raport me rregullat e qarkullimit në rrugë, është ushtruar kontroll për sistemet e tjera të nevojshme, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme për dallueshmërinë e kësaj kategorie mjetesh, gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës.

Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:

  • 10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;
  • 32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;
  • 283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *