Policia rrugore vijon të ndëshkojë qytetarët, të cilët sipas tyre kanë shkelur rregullat. Arroganca e policëve sidomos në kryeqytet, me urdhër të shefave të tyre po bëjnë “kërdinë” me gjoba dhe heqje patentash. Edhe në 24 orët e fundit fundit mijëra shoferë në vendin tonë kanë marrë ‘mësim të hidhur’ nga policët. Por a mjaftojnë gjobat dhe arrestimet për të ndalur aksidentet dhe shmangin trafikun? Sigurisht që jo pasi është diçka e paparashikueshme. Por policët kanë gjetur justifkimin pefekt për të kënaqur egon e tyre dhe të mbushin plot xhepat e tyre.
Janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masa që varionin nga 0.64 mg/l deri në 0.96 mg/l dhe 4 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara, 151 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 153km/h në rrugën interurbane Durrës-Kavajë, dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1919 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
/Priza.al/