Policia rrugore nuk ‘fle’ as natën, ja çfarë ju bën shoferëve në autostradën Tiranë-Durrës

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me ndëshkimet e shoferëve edhe natën e shkuar. Pas tejkalimit të shpejtësisë në autostradë bëhet e ditur se janë pezulluar 9 leje drejtimi. Gjithashtu edhe 3 persona janë gjobitur me me 40.000 lekë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijon monitorimi me radar ?? i qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet e pandërprera 24/7 me ? në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 130 km/h deri në 159 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 26 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Një prej drejtuesve të mjeteve të konstatuar me shpejtësi 144 km/h ishte i shpallur alert nga DVP Durrës pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, dhe nga Korça deri në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë???, alkooltestues?, dronë, kamera? e aparatë fotografik.

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?GjatëDrejtimitTë?

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt?

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *