Babë e bir u konstatuan me 5 kg kanabis në banesën e tyre në Krujë, e për rrjedhojë në pranga ra shtetasi B. K., ndërsa u shpall në kërkim djali i tij.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është shpallur në kërkim 29-vjeçari i identifikuar me inicialet A. K. Efektivët e policisë së Krujës pas informacioneve të marra se dy personat kishin lëndë narkotike në banesë, ushtruan kontroll i cili çoi edhe në arrestimin e babait të 29-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/