Policia ka shkuar në shtëpine e ish-kryeprokurorin Adriatik Lallën mbrëmjen e sotme, pas kërkesës së SPAK për të ezekutuar vendimin e dhënë për dënimin me 2 vite burg.
‘Blutë’ kanë shkuar të arrestojnë në shtëpi ish-kryeprokurorin, pasi sot u dënua nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.
Efektivët i kanë rënë ziles dhe fillimisht askush nuk u përgjigj. Më tej dera e banesës në Tiranë është hapur. Policia hyri në brendësi të banesës së Adriatik Llallës dhe kryu kontrollet. Por ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk gjendet në banesë. Policia ka kontrolluar shtëpinë e tij në Tiranë dhe nuk kanë mundur dot ta arrestojnë.
Forca të shumta policie dhe media u mblodhën rreth banesës teksa uniformat blu pasi u larguan ‘duarbosh’ nuk dhanë prononcim për mediat. Oficerët do të vijojnë të kërkojnë për Llallën për ta arrestuar ish-kryeprokurorin që nuk dihet tashmë ku është.
Llalla momentalisht dyshohet të jetë larguar jashtë Shqipërisë javët e fundit për në Turqi. Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.
Adriatik Llalla do të bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.
/Priza.al/