Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, Policia e Shtetit sqaron se sherri ka ndodhur për motive banale.
Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.
Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.