“Policia të ndalojë çdo krim zgjedhor!”, Meta lëshon thirrjen e radhës nga Elbasani

Sikundër u njoftua edhe më herët nga Presidenca, Meta iu drejtua Elbasanit, ku ka parë si po ecën procesi i votimit në këtë qark. Pasi ka ushtruar të drejtën e votës që në orët e para të mëngjesit, Meta ka zhvilluar një takim me Gazment Bardhin, drejtuesin politik të Partisë Demokratike në Elbasan, ku është njohur dhe me zhvillimet  e fundit.

Pas takimit, Kreu i Shtetit ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku njoftoi se ka komunikuar dhe më ndërkombëtarët. Ai apeloi ndaj të gjitha institucioneve, që të zbatojnë ligjin dhe të ndalin krimet zgjedhore.

“Policët duhet të bëjnë detyrën dhe të ndalojnë çdo krim zgjedhor. Barazia e votës garanton barazinë përpara ligjit. Presidenti është simboli i unitetit kombëtar, garanti i Kushtetutës. Presidenti përqafon ata që kanë votuar deri tani, dhe ata që po presin për të votuar”, u shpreh Meta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *