Përmes një njoftimi zyrtar policia rrugore ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë kontrollet e shtuara, në të gjitha akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore Tiranë është angazhuar në marrjen e masave ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore duke përshkuar karrexhatën kundërvajtje, bazuar në ligjin 8378 dt 22.07.1998 nenit 141 paragrafi 10.
#udhëtomejetënnëmendje ?️?
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët ??