Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies dhe kanë proceduar penalisht shtetasin L.H., 18 vjec, banues në Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u godit 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore. I proceduari penalisht u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është goditur një tjetër rast i kontrabandës me mallra të licencuara. Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat nuk ishin deklaruar dhe nuk kishte as dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.