Edhe pse aksionet e Policisë së Shtetit për goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje kanë qenë të shumta, duket se ende ka qytetarë dhe mbi të gjitha edhe të mitur të cilët lëvizin me armë zjarri me vete. Ditën e sotme është vendosur në pranga një 17-vjeçar në lagjen numër 6 në Durrës rreth orës 04:00.
Sapo patrulla e ‘Shqiponjave’ e ka konstatuar si të dyshimtë, ka kërkuar që 17-vjeçari të ndalojë por ai nuk i është bindur urdhrit të policisë duke e hedhur armën e zjarrit në oborrin e një personi, me shpresën se mund t’i shpëtonte dënimit.
/Priza.al/