Policia ‘zbarkon’ në Lezhë me urdhër të SPAK, arrestohen 7 persona

Policia po zhvillon një aksion antidrogë në qytetin e Lezhës me urdhër të SPAK. Mësohet se nga operacioni janë shoqëruar 7 persona. Ndërkohë mësohet se emrat e personave të arrestuar të cilët janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj.

Personat e arrestuar akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.

Kujtojmë që oficeri Saimir Hoxha u vra në fund të muajit të kaluar nga 21-vjeçari Aldi Rama. Rama pasi refuzoi të kontrollohej nga policia qëlloi 2 herë ndaj oficerit dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh ndjekje, 21-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej dhe ka qëlluar veten.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *