Policia zbulon lojëra fati në lokal, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit është deklaruar i paligjshëm në vitin 2008, duket se disa qytetarë nuk binden nga ky ligj. Ditën e sotme në Elbasan, policia ka bërë me dije se ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm.

Policia njofton se është arrestuar 31-vjeçari me inicialet M.A., banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.  ndwrsa wshtw shpallur nw kwrkim pronari i lokalit, 32 vjeçari me inicialeet V. M.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: M.A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *