Nga Marina Kërçeli
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e Mollasit në Ersekë. Ajo çka ra në sy nga ky takim është mënyra e organizimit, ku Rama ka vendosur që të gjithë të pranishmit përfshi fermerë, deputetë e ministra të ulen mbi dengjet e kashtës.
Nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isaj dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka këta ishin disa prej politikanëve që u ulën mbi kashtë.
Pra elementi identifikues i takimi në prag të zgjedhjeve vendore, është se Rama u është kthyer skemave të vjetra. Edhe pse tashmë afro 10 vite në pushtet, i cili patjetër që ezauron çdo politik Rama vijon dhe bën premtime se do i mbështesë fermerët e blegtorët në zonën e Korçë, kur në fakt gjithë prodhimi i tyre kalbet në kanal, kryesisht mollët.
Ashtu si në zgjedhjet e 2021 kur mblidhte qytetarët dhe ju jepte fjalën për t’i dëgjuar çfarë halle kishin, të njëjtë gjë ka vijuar edhe sot. Por ashtu si në zgjedhjet e 2021, por edhe 10 vite më parë, janë të njëjtat halle dhe probleme. Rama vijon premton rritje të pagave, rritje të pagës minimale, shpërblime për pensionistët, etj. Por konkretisht vendi futet më në krizë nga çfarë ka qenë. Po ashtu në çdo deklaratë është ndalur te kriza energjetike duke përhapur panik se ky do jetë dimri më i vështirë. Këtu na vjen në mendje koha kur ishte pandemia ku Rama i kallte datën njerëzve me kodra të zhveshura dhe viktima nëse nuk i bindeshin urdhrave të tij të ‘Facebookut’.
Dihet tashmë që numri 1 i qeverisë i provokon të dyja format edhe presionin edhe motivet se është njësh me popullin që nga çitjanet e deri tashmë tek dengjet me kashtë. Por meqenëse për popullin serviret kashtë Kryeministri di ta mbaj veten me të mira dhe Chartera apo taski personale siç përpiqet edhe vet ta “bëjë traun një fije kashtë”
Rama ka udhëtuar 137 herë me charter gjatë një mandati, ndërkohë që ish-Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush ka bërë vetëm 74 fluturime gjatë dy mandateve të tij
Sipas një vëzhgimi të bërë nga Priza.al rezulton se:
- Për vitin 2020, Rama tha se ka shpenzuar 1 milion e 930 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 18 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.
- Për vitin 2020, Rama tha se ka shpenzuar 1 milion e 930 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 18 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.
- Për vitin 2021, Rama tha se ka shpenzuar rreth 650 mijë lekë të vjetra. Këtë vit ka kryer 33 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 20 mijë lekë të vjetra.
- Për vitin 2022, Rama tha se ka shpenzuar rreth 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Deri në Tetor ka kryer 13 fluturime charter. Mesatarja e pagesës për një udhëtim del 105 mijë lekë të vjetra.
Sakaq, theksojmë se një udhëtim i tij, kushton rreth 15 mijë euro, pasi ky mjet konsumon rreth 2600 litra karburant. Edhe gjatë Kongresit të PS më 9 prill 2022 është shfaqur kashta, ku kreu i qeverisë vendosi që akomodimin i të ftuarve të bëhej mbi dengje në vend të karrigeve, ashtu siç veproi dhe sot.
Por duket se kashta i ka shijuar edhe Kryetarit aso kohe të PD, Lulzim Basha ku më 30 mars të vitit 2021 u shfaq mbi dengun e fermerëve duke i premtuar atyre se do t’i kthente në kulakë të pasur dhe krenarë pasi t’i jepte ndihmë në subvencione dhe t’i ulte çmimin e naftës.
“Do heqim taksën për naftën, do të japim subvencione që do ulin koston e prodhimit dhe fermeri do ta nxjerri domaten në treg me çmim të përballueshëm për konsumatorin. Do ju mbështesim të eksportoni prodhimet tona. Kjo është bërë më parë, por më pa s’ka rënë, kjo që nga trau në Rrugën e Kombit, çmimi i naftës. ndaj nuk mund të pranojmë më që një grusht njerëzish të pasurohen, ndërsa gjysma e njerëzve që jetojnë me tokën, të varfërohen. Përkrahja e fermerit shqiptar, është ndryshimi më domethënës që do shikoni pas 25 prillit. Fermerët e këtij vendi ju duhet vetëm pak përkrahje për të qenë edhe më të zotë se fermerët e tjerë. Ndaj kam besim se do të arrimë së bashku shumë më shumë se sa na e pret mendja”, shprehej ai.
Përsa më sipër, kjo është politika shqiptare nga dy anët e medaljes së saj. Njëra anë politika e kashtës dhe ana e vërtetë e charterve e zyrave luksoze. Ndërsa për popullin është vetëm një realitet, ai i prindërve që nisin fëmijët nëpër botë. Pasi Shqipëria nuk ka më çfarë t’ju ofrojë sepse është dikush që vjedh./Priza.al