Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Fiter Bajramin duke shkruar: “Te dashur miq, besimtaret mysliman nderojnë sonte përfundimin e agjërimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
Prandaj me ketë rast ju ftoj miq të dashur të urojme nga zemra të gjithë ata që agjëruan por dhe të gjithë besimtaret mysliman dhe besimtarët e Zotit që i Gjithëfuqishmi të pranoje sakrificën e tyre dhe t’ua shpërblejë me mirësi atyre, familjeve të tyre dhe kombit shqiptar!”
Nga ana tjetër edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët duke shkruar: “Të nderuar besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti ju faltë shëndet, mbarësi dhe mirësi ju dhe familjeve tuaja!”