Mijëra qytetarë kanë protestuar në Poloni kundër një projektligji i cili kufizon hyrjen e gazetarëve në parlament. Protestuesit thonë se qeveria po përpiqet të forcojë kontrollin e saj mbi gjykatat duke u mbyllur gojën mediave kritike në vend.
Polakët u mblodhën në qendrat e qyteteve anembanë vendit kundër planeve të qeverisë për të kufizuar hyrjen e gazetarëve në parlament.
Ligji, i miratuar së fundmi nga parlamenti polak , do të shtrëngojë rregullat mbi pronësinë e mediave të huaja. Protestuesit dolën në mbrojtje të një rrjeti televiziv në pronësi të një kompanie mediatike amerikane, i cili është vënë në shënjestër të qeverisë së krahut të djathtë.
Kreu i partisë kryesore opozitare Donald Tusk, u bëri thirrje polakëve të tregojnë solidaritet dhe të ndryshojnë udhëheqësit e tyre.
‘Le t’i largojmë ata që janë në fuqi!’, ju drejtua ai turmës së mbledhur në Varshavë.
Kundërshtarët besojnë se qeveria populiste e krahut të djathtë të Polonisë është e vendosur të konsolidojë kontrollin e saj politik mbi gjykatat dhe të heshtë mediat kritike.
Udhëheqësit e qeverisë e kanë mbrojtur ligjin duke argumentuar se në funksion të sigurisë kombëtare është e rëndësishme që asnjë kompani jashtë Evropës të mos të kontrollojë ato kompani në vend, që ndihmojnë në formimin e opinionit publik.
/Priza.al/