Polonia i jep fund marrëdhënieve energjitike me Rusinë

Qeveria e Polonisë ka bërë të ditur ditën e hënë me anë të një njoftimi nga ministrja e klimës së vendit, Anna Moskëa se i kanë dhënë fund marrëveshjes 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturëm.

“Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal [tubacionin]”, shkroi Moskwa në Twitter, raporton CNN. “Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e vendosmërisë së qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus.”

“Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shtoi ajo.

Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë.

38d8da0f F608 43f8 996b Ae788d10245e

Që nga e diela, Lituania ka shkurtuar plotësisht importet e furnizimeve ruse të energjisë duke përfshirë naftën, energjinë elektrike dhe gazin natyror. Kjo erdhi një ditë pasi Rusia ndaloi eksportet e saj të gazit natyror në Finlandë.

Polonia dhe Bullgaria u ndërprenë në fund të prillit për shkak se nuk bënin pagesa në monedhën ruse – një veprim që udhëheqësit e BE-së e përshkruan në atë kohë si “shantazh” nga Moska.

1bd21a34 3949 4564 A30e 699651be7b55

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *