Polonia do të propozojë vendosjen e raketave shtesë të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania, tha të hënën në Twitter ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.
“Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane do të propozoj që sistemi të vendoset në kufirin me Ukrainën”, ka shkruar ai.
Gjermania i ofroi Varshavës një sistem të mbrojtjes raketore Patriot për të ndihmuar në sigurimin e hapësirës së saj ajrore pasi një raketë endacake u rrëzua në Poloni javën e kaluar, tha ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht për një gazetë të dielën.
Qeveria gjermane ka thënë tashmë se do t’i ofrojë fqinjit të saj ndihmë të mëtejshme në kontrollimin e hapësirës ajrore të saj me Eurofighters gjermanë pas incidentit, i cili fillimisht ngjalli frikën se lufta në Ukrainë mund të përhapet mbi kufirin.
Raketa që goditi Poloninë javën e kaluar, duke vrarë dy persona, duket se është gjuajtur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore si Patriot janë të dizajnuara për të kapur raketat që vijnë, përfundon Reuters.