Polumbarët shqiptarë dhe ata francezë pastrojnë fundin e detit në Vlorë! Zbulojnë 220…

Një grup zhytësish shqiptarë dhe francezë kanë arritur të nxjerrin nga thellësia e detit në Vlorë sasi të mëdha municionesh luftarake. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar foto nga aksioni i zhytësve, të cilët kanë nxjerrë nga thellësia 220 municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat më pas janë dërguar për asgjësim.

Kjo sasi e madhe predhash dhe fishekësh janë nxjerrë nga gjiri i Vlorës, por ende nuk dihet se çfarë periudhe i përkasin.

“Gjiri i Vlorës është tashmë më i pastër dhe më i sigurt. Zhytësit shqiptarë dhe francezë nxorën nga fundi i detit rreth 220 municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat iu dorëzuan për asgjësim xhenierëve tanë,”-thuhet në njoftimin e Ministrisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *