Artistja shkodrane, Arilena Ara, ka kohë që ka njoftuar që albumi i saj i ri ‘Pop Art’ do të lansohet shumë shpejt.
Deri tani Arilena ka lansuar 3 këngë nga ky album, ndërkohë që po punon në projekte të reja.
Biondja bukuroshe ka njoftuar në Instagramin e saj se po punon në një projekt të quajtur ‘Ke me mungu’.
“Ke me mungu nga Pop Art albumi vjen së shpejti”, ka shkruar ajo në videon e shpërndarë ku shfaqet në piano.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, të cilët po ashtu mezi po presin për këtë projekt.
“Aligator”, “Murderer” në bashkëpunim me Noizyn dhe “Thirr Policinë” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin – janë tri nga këngët e përfshira në këtë album.
Të gjitha këto projekte u mirëpritën nga publiku dhe grumbulluan miliona klikime.
/Priza.al/