Popullata është imunizuar/ Edhe ky shtet europian heq plotësisht çdo masë anti-Covid  

Në Shqipëri autoritete dhe qeveria po synojnë shtrëngimin e masave për koronavirusin, ndërkohë në shumë shtete të Europës po ndodh e kundërta…

Finlanda, është shteti i radhës që do të heqë kufizimet e fundit anti-COVID-19 në fuqi, kur 80% e popullsisë së rritur pretendohet të jetë plotësisht të vaksinuar.

Kështu ka njoftuar qeveria finlandeze në lidhje me këtë vendim, një kufi që duhet të arrihet deri në tetor.

“Qëllimi ynë është të rihapim shoqërinë dhe ta mbajmë të hapur”,- u tha kreu i qeverisë, Sanna Marin, gazetarëve në Helsinki, pas një takimi të kabinetit për strategjinë e vendit kundër COVID-19.

Finlanda, vendi më pak i populluar në Bashkimin Evropian, ka përjetuar një nga nivelet më të ulëta të infektimeve në rajon, që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve është rritur ndjeshëm muajt e fundit, veçanërisht në mesin e grupeve të pa vaksinuara të popullsisë, por kjo nuk do të thotë që ky shtet të ndërmarrë politika represive ndaj qytetarëve të tij.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *