Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar takime me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit.
Berisha tha sot shqiptarët ndodhen në varfëri të tejskajshme, ku shtoi se vendi po vidhet dita ditës.
Sakaq thekoi se ka ardhur koha që qeverisë t’i thuhet boll volle dhe se duhet të përballet me drejtësinë.
“Shqiptarët sot i ka vënë përpara para së gjithash varfëria, krejtësisht e pamerituar. Varfëri që në ndonjë aspekt në rast të veçantë kap edhe tregimet e Migjenit. Varfëri e cila shkaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga vjedhja e madhe që i bëhet qytetarëve shqiptarë nga qeveria. Në ç ‘mënyrë do të thoni ju? Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8, e ndonjëherë edhe 10 herë më shumë seç e ka koston. Po marrim rrasat e gurit që janë shtruar sheshet e qyteteve dhe qytezave, kanë kushtuar mbi 1 miliardë euro. Kam folur me specialistë të gurit dhe më kanë thënë se nuk mund të shkonin kurrë më shumë se 160-180 milionë euro.
Prandaj ne nuk na rriten rrogat, çmimet rriten dhe ne ngelemi aty ku jemi. Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit. Janë dhënë mbi 100 mln euro, nuk janë ndërtuar askund djegësi i Fierit dhe Tiranës. Djegësi i Elbasanit që është ndërtuar me 12 mln euro, nuk punon. Firma merr nga buxheti i shtetit dhjetëra milionë euro, sepse është e Edi Ramës, ministrave. Keni dëgjuar ndonjëherë që firma e ndonjë biznesmeni të shpallur në kërkim të vazhdojë funksionimin. Kurrë, as në Shqipëria as në botë. Por kur firma është e lidhur me qeverinë, për të nuk ka ligje. Koha është ti themi boll vodhe, ik e shko para drejtësisë. Përndryshe ky dhe suita e tij do të vazhdojnë të vjedhin, të varfërojnë këtë popull çdo muaj e më shumë”, tha ajo.