Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar në lidhje me portalin e fermerit.
Krifca në ‘Facebook’ shkruan se ministria po punohet për hapat e fundit të punës të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të kulturave bujqësore.
Sakaq thekson se është kërkuar transparencë dhe këshillues bujqësorë për të gjitha shërbimet.
Postimi i plotë:
Po punojmë bashkë me BERZH për të finalizuar hapat e fundit të punës për portalin e fermerit. Po punojmë me të gjitha strukturat që hapësira e re virtuale të mbështesë fermerët tanë me ekstension bujqësor të shtuar, transparencë dhe informacion mbi:
çmimet ditore të shumicës së produkteve bujqësore
legjislacionin në bujqësi
aksesin në financë
prognozë dhe sinjalizimin për mbrojtjen e bimëve dhe sëmundjet e kafshëve
shërbime dhe analiza të tokës
rekomandime për zgjidhjen e problemeve sezonale të kulturave bujqësore
teknologjitë e prodhimit
rrjet ekspertësh dhe këshilluesish bujqësorë