Porti i Durrësit/ Berisha: Rama tentoi të fuste në kurth NATO-n

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se është duke shkelur 3 nene kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitme marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama tentoi të fuste në kurth edhe NATO-n në këtë çështje, por që sipas tij u pikas shumë shpejt nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

“I verbuar nga vjedhjet, i pangopur në vjedhje, Rama nuk ka të ndalur. Ju e morët vesh megaaferën shumë miliardëshe të portit të Durrësit, megaaferë që vetëm trualli tokë publike e portit kushton minimumi 3 miliardë euro. Megaaferë në të cilën ndërtimi shkon të paktën 3-4 miliardë euro. Që të gjitha këto nga një kompani 60% e të cilës nuk dihet asnjë aksioner, është top sekret, sepse të gjitha janë të Edi dhe Olsi Ramës, kësaj bande të rrezikshme anti-shqiptare që është vërsulur me tërbim ndaj pasurive të këtij populli. Rama nuk mund të fshihte kurrë 60% të aksionerëve të një kompanie shumë miliardëshe, po të mos ishte personalisht e tij. I ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik, i përjashtuar nga TVSH dhe taksat e tjera. Rama me këtë mega aferë ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera kompaninë me vëllezërit Kariç. Në këtë mega aferë Rama ka shkelmuar në mënyrë flagrante nenet 70, 71 dhe 74 të MSA-së, të cilat i imponojnë Shqipërisë respektimin e rregullave të konkurrencës. Me këtë mega aferë Rama ka privuar Shqipërinë nga porti i saj mijëra vjeçar por, edhe BE-në dhe NATO-n. Komisioni i Transportit të BE-së, ka përcakuar portin e Durrësit si një nga dy portet strategjike në rajon. Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë mega aferë. Sekretari i përgjithshëm e kuptoi se kishte të bënte me një kurth korruptiv të një njeriu që nuk vjedh vendin e tij dhe tha “kjo është çështje e vendeve anëtare”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *