Porti i Durrësit/ Berisha: Vëllezërit Karriç, aksionerët kryesorë! Edi Rama, Olsi e Vuçiçi, përfitojnë nga 300-400 mln euro

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe vëllain e tij, Olsi Rama se janë të përfshirë në projektin korruptiv të Portit të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha tha se në këtë ndërtim është përfshirë edhe një kompani e vëllezërve Karriç, biznesmenë që janë të lidhur me qeverinë e Serbisë. Më tej, ai shtoi se nga ky ndërtim, Olsi Rama, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do përfitojnë nga 300-400 milionë euro.

“Çfarë po ndodh me Portin e Durrësit. Edi Rama po merr sëbashku me vëllezërit Karriç. Vëllezërit Karriç janë aksionerë kryesorë të kompanisë që ndërtuan Waterfrontin e Beogradit. Është e njëjta kompani, identike e njëjta kompani.

Kjo kompani, vjen dhe ndërton me vëllezërit Karriç dhe vëllezërit Rama, Olsin dhe Edin. Merr 60% të aksioneve që thonë i ka Alabari. Do marrë dhuratë 200 hektarë tokë. Deri para ca ditësh na thanë se ishin 80 hektarë, dje Balluku tha se janë 200. Me një aferë prej të paktën 4 miliardë dollarë truall.

Një aferë që Edi, Olsi, Vuçiç, marrin të paktën secili minimumi 300-400 mln euro. Një aferë në të cilën, çdo shqiptar do paguajë të paktën 1000 dollarë për ndërtimin e portit të r ii cili kushton 2 miliardë dollarë. Një aferë në të cilën i grabisni shqiptarët pasurinë më të madhe që kanë sot. Çfarë keni ju me Europën. Veç me Europën nuk keni asgjë. Çfarë ju lidh me Europën. Jeni të gjithë pjesë në Mbretërinë e Vjedhjes, Mbretërinë e Korrupsionit, Drogës dhe Krimit’, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *