Porti i ri i Durrësit/ Nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Alabbar

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Alabbar për projektin turistik të Durrësit. Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia, investitorit Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti.

“Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin. Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur”, shkruan Rama në rrjetin social ‘Facebook’.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.

Faza e parë nis në vitin 2023 dhe zgjat për 5 vite, me vlerë investimi 595 milionë euro, dhe faza e dytë pritet të nisë në 2028-ën me investim rreth 1 miliardë e gjysmë euro.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *