Portreti i perëndisë së deteve ‘shfaqet’ mes dallgëve gjatë stuhisë dhe nuk është aspak photoshop

Portreti i perëndisë së ujit, Poseidonit është shfaqur mes dallgëve gjatë një stuhie në Newhaven, në Britaninë e Madhe këtë të martë që lamë pas, shkruan BBC.

Momentin e pazakontë ka arritur ta fiksojë në syrin e kamerës, fotografi i BBC, Jeff Overs. Ai ka realizuar shkrepjen perfekte pikërisht në momentin kur valët janë përplasur me forcë mbi murin e portit gjatë stuhisë.

Fotografi është shprehur se në këtë vend artistët shkojnë shumë shpesh për të gjetur frymëzim dhe një qasje ndryshe ndaj natyrës.

Fotografi i BBC, Overs tha gjithashtu se imazhi nuk është prekur fare nga asnjë aplikacion editimi dhe se shkrepja ishte shumë e natyrshme.

 

/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *