Autoritetet portugeze kanë kapur rreth 1 ton me kokainë ne një varkë që udhëtonte nga Amerika e Jugut, drejt Evropës.
Mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me këtë është arrestuar personi i vetëm që ndodhej në varkë, një 53 vjeçar.
Operacioni i autoriteteve të zbatimit të ligjit u zhvillua natën e së martës në të mërkurën, rreth 370 kilometra larg bregdetit portugez.
Ndër të tjera në media shkruhet se dyshohet se droga kishte si destinacion vende të ndryshme evropiane. Varka lundroi nga baza detare Almada, në jug të Lisbonës.