Portugalia ka emëruar ish-trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinez si trajnerin e tyre të ri këtë të hënën, me spanjollin që tha se do të ulet me Cristiano Ronaldon, për të folur për të ardhmen e tij në ekip.
Martinez, 49 vjeç, zëvendëson Fernando Santos, i cili dha dorëheqjen pasi Portugalia pësoi një humbje shokuese nga Maroku në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Ndërkohë që Martinez dha dorëheqjen si trajner i Belgjikës pas daljes së tyre në fazën e grupeve të Kupës së Botës, duke thënë se ai kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund mandatit të tij gjashtëvjeçar disa kohë më parë dhe se do të largohej edhe nëse ata do të ishin kurorëzuar kampionë.
“Jam i lumtur që jam në gjendje të përfaqësoj një nga ekipet më të talentuara në botë. Unë e kuptoj se ka pritshmëri të mëdha … por gjithashtu e kuptoj se ka një ekip shumë të madh dhe së bashku do t’i arrijmë qëllimet tona,” tha Martinez.
I pyetur për të ardhmen e Ronaldos në kombëtare, Martinez tha se do të kontaktonte 37-vjeçarin, i cili muajin e kaluar iu bashkua klubit të Arabisë Saudite Al Nassr në një marrëveshje 2 vjeçare.
“Dua të kontaktoj të gjithë 26 lojtarët që ishin në Kupën e fundit Botërore… Cristiano është një lojtar në atë listë”, tha ai, duke shtuar se do të “ulej dhe bisedonte” me sulmuesin, i cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave për vendin e tij dhe një golashënues rekord me 118 gola.