Edicioni i 16-të i kampionatit evropian të futbollit mbërrin në ditën e fundit të raundit hapës dhe katër ndeshjet përmbyllëse të fazës së parë, do të krijojnë edhe tablonë e plotë për pjesën e mbetur të aktivitetit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër.
Në letër spikat sigurisht dueli Francë-Portugali, me dy skuadra përfaqësuese që renditen në pesë vendet e para të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s.
Kampionët në fuqi të botës janë të kualifikuar pra për në fazën e knock out-it, ndërsa portugezët në krahun tjetër janë pothuajse me një këmbë në raundin tjetër, duke pasur parasysh golavarazhin si dhe sasinë e golave të shënuar në dy ndeshjet e para.
Një ndeshje e veçantë për sulmuesin e Juventusit i cili, përveç sfidës në distancë me Kylian Mbappe, do të dalë në fushë për të thyer një tabu: Cristiano Ronaldo, në fakt, nuk ka shënuar kurrë për Francën në gjashtë ndeshjet e luajtura kundër kombëtares transalpine.
/Priza.al/