Lajm i keq për Portugalinë. Mbrojtësi Nuno Mendes ka humbur Botërorin e Katarit. Shkak është bërë dëmtimi i fundit në ndeshjen ndaj Uruguajit, i cili si duket ka rezultuar më serioz nga sa pritej.
Në këto kushte, trajneri Santos duhet të bëjë zgjedhje të tjera. 40 vjeçari luajti vetëm 20 minuta në këtë kompeticion, sakaq tashmë është i detyruar të bëj tifo për iberikët nga shtëpia.
Portugalia është një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Katarit. Ndeshja e radhës është ndaj Koresë së Jugut, e programuar të luhet nesër.