Portugalia shkarkon Fernando Santos. Një emër i madh përflitet t’a zëvendësojë

Lisbonë- Portugalia do të shkarkojë trajnerin Fernando Santos.

Trajneri me përvojë do t’i japë lamtumirën kombëtares së vendit të tij pas tetë vitesh bashkë dhe dy titujve të parë në historinë e saj.

Kontrata e tij ishte deri në vitin 2024, por u vendos që të ndërpritet më herët për shkak të asaj që ndodhi në Kupën e Botës në Katar.

Sipas gazetës portugeze Record, Jose Mourinho është zëvendësuesi më i mundshëm për këtë pozicion, pasi është në krye të listës së presidentit të federatës portugeze, Fernando Gomes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *